Arsyeja pse lojtarët shqyejnë çorapet në pjesën e prapme

18 qershor 2018 | 11:55

Kampionati Botëror ka disa ditë që ka filluar dhe normalisht që mediet dhe tifozët menjëherë kanë filluar të merren me detajet.

Një nga detajet janë çorapet e shqyera nga Neymar në pjesën e prapme në ndeshjen mes të Brazilit dhe Zvicrës.

Ky është një fenomen mjaft i popullarizuar te lojtarët profesionistë, ndërsa supozohet se bëhet nga lojtarët për të liruar tensionin në muskulin e pasmë dhe për të zvogëluar dhimbjet në fazën finale të ndeshjes.

Kjo është një gjë që bëhet individualisht nga vetë lojtarët dhe varet nga preferenca e tyre.

Por, as kjo nuk i ndihmoi yllit brazilian për të fituar ndaj zviceranëve.

Braziliani është ndalur në mënyrë të palejuar gjatë ndeshjes plot dhjetë herë, më së shumti për një lojtar deri më tani në Kampionatin Botëror.

Arsyeja pse lojtarët shqyejnë çorapet në pjesën e prapme

https://www.youtube.com/watch?v=7-494woArSY

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të dekanit të Korit Diplomatik në Australi, ambasadorit…