Arsyetim i vonuar nga Benjamin Kololli

23 tetor 2018 | 11:50

Benjamin Kololli ishte lojtari kryesor i Kosovës në ndeshjen ndaj Maltës (3-1), por në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe mungoi. Federata e Futbollit të Kosovës e njoftoi opinionin se Kololli ishte lënduar, por ai shumë shpejtë u paraqite për skuadrën e tij në Zvicër.

Kur kanë kaluar me shumë se dhjetë ditë, Kololli nëpërmjet një njoftimi në “Facebook”, ka treguar arsyet pse është larguar nga Përfaqësuesja e Kosovës para ndeshjes me Ishujt Faroe.

“Dua të sqaroj për gjithë opinionin e gjerë, për tifozët ‘Dardanët’ dhe të gjithë kosovarët për mos udhëtimit tim në ndeshjen mes Kosovës dhe Ishujve Fareo, ka qenë për shkak të përsëritjes se një lëndimit që kam vuajtur në katër ndeshjet paraprake, para ndeshjes me Maltën dhe gjatë ndeshjes me Maltën me është përsëritur lëndimi kjo ka qenë e gjithë arsye e mos udhëtimit tim dhe jo diçka tjetër për çka është folur. Fatmirësisht nuk ka qenë lëndim serioz por me është dashur t’i kam dhjetë ditë pushime për shkak te kalendarit. Jam rikthyer shumë shpejt pas ekzaminimeve mjekësore, do të rikthehem edhe për Përfaqësuesen me i fort se kurrë në ndeshjet e ardhshme”, ka shkruar Kololli.

Ka pasur zëra se Kololli është larguar pas mosmarrëveshjeve me Valon Berishën.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka paraqitur rekomandime lidhur me…