Art Gjuli zë vendin e parë në garat ndërkombëtare në matematikë
28 maj 2018
| 22:17
Nxënësi i shkollës fillore “Edmond Hoxha”, Art Gjuli, ka zënë vendim e parë në garat ndërkombëtare në matematikë.
Nxënësi i shkollës fillore “Edmond Hoxha” në Junik, Art Gjuli ka marrë pjesë në garat ndërkombëtare të matematikës Knagaroo 2018, të cilat janë mbajtur në Republikën e Kosovës.
Art Gjuli i cili ka konkurruar në kategorinë 4 (klasa VII dhe VIII) në këto gara ka arritur vendin e parë me gjithsej 81 pikë të grumbulluara apo në përqindje 67.50%.
“Komuna e Junikut është krenar me Artin dhe nxënësit tjerë duke ju dëshiruar suksese tjera në vazhdim duke na bërë krenar me suksesin e tyre”, është thënë në njoftimin e Komunës së Junikut.