‘Art Motion’, sponsor i Superligës së Kosovës në basketboll

14 shtator 2021 | 15:00

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe platforma ‘Art Motion’ të martën kanë mbajtur konferencë për media, ku është zyrtarizuar sponsori i Superligës së Kosovës në basketboll për edicionin e ri.

Edicioni i ri fillon sonte me ndeshjen Drita-Sigal Prishtina dhe elita e basketbollit do të emërohet ‘Art Motion Superliga’. Të dyja palët janë shprehura të lumtura për arritjen e marrëveshjes 1 vjeçare. Në fakt, ‘Art Motion’, është partner medial i FBK-së dhe përkrahëse e basketbollit të Kosovës ndër vite. Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu është shumë i lumtur për zyrtarizimin e marrëveshjes.

I pari i basketbollit i Kosovës ka thënë se platforma ‘Art Motion’ ka përkrahur vazhdimisht basketbollin e Kosovës dhe kjo marrëveshje sa vërteton bashkëpunimin e mirë mes FBK-së dhe ‘Art Motion’. Tutje Fetahu, ka shtuar se në edicionin e ri, të gjitha ndeshjet e elitës do të zhvillohen me LED Reklama dhe pritet një edicion mjaft interesant, duke marrë parasysh synimet e skuadrave dhe përforcimeve që kanë bërë.

Ndërkohë, Alaudin Hamiti, drejtor i platformës televizive në ‘ARTMOTION’, ka thënë se janë shumë të kënaqur që po vazhdojnë bashkëpunimin me FBK-në. Hamiti ka shtuar se ‘Art Motion’ do të përkrahë basketbollin e Kosovës dhe kjo marrëveshje dëshmon partnertin e mirë mes dy palëve.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë në një konferencë…