Arta Bajrami: Jam nënë e tre fëmijëve dhe e papunë
Në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike qeveria ua mundësoi kontributdhënësve që të tërheqin 10 % të shumës së mbledhur nga Fondi i Kursimeve Pensionale.
Brenda një periudhe shumë të shkurtër mbi 50 % e qytetarëve që kanë kursime në Trust aplikuan për tërheqjen e 10 %.
Por, këtë mundësi nuk e ka shfrytëzuar këngëtarja Arta Bajrami.
Arta Bajrami thotë se nuk ka aplikuar për tërheqjen e Trustit, ndërkaq që drejton kritika të ashpra ndaj qeverisë për mospërkrahje ndaj familjeve të cilave u janë përgjysmuar të ardhurat.
“Jo, nuk kam aplikuar. Unë e kam një pyetje për shtetin. Ne familjet që e shtojmë popullsinë, unë personalisht kam tre fëmijë dhe nuk jam duke punuar për shkak të pandemisë siç dihet, pse nuk marrim shtesa për fëmijët si në shtetet e zhvilluara apo, në fakt, nuk jemi shtet i zhvilluar sepse qeveritë e kanë pasuruar veten”, tha Arta Bajrami për Telegrafin.