Arta Dobroshi në FFK
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka pritur sot në takim aktoren shqiptare me famë botërore, Arta Dobroshi.
Gjatë këtij takimi kryetari Ademi e përgëzoi aktoren Dobroshi për të arriturat e saj në botën e filmit, teksa e informoi edhe për të arriturat e FFK-së, sukseset e Përfaqësues si dhe për përkrahjen që i jep KE zhvillimit të futbollit të femrave.
Ndërkaq, aktorja jonë e famshme uroi që Kosova të vazhdojë rrugën e suksesit në futboll dhe në të ardhmen e afërt të jetë edhe pjesë e Kampionatit Evropian dhe atij Botëror.
Në fund, të takimit presidenti Ademi ia dhuroi aktores Dobroshi një fanellë të Përfaqësues së Kosovës, duke e ftuar njëherësh që të jetë e pranishme në ndeshjet e Kosovës si mysafire e veçantë sa herë që ajo të ketë mundësi.