Arta Marku zgjedhet kryeprokurore e përkohshme
18 dhjetor 2017
| 11:47
Me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim, Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur Arta Markun kryeprokurore të përkohshme.
Votimi është realizuar nën protestën e deputetëve të mazhorancës, që hodhën në seancë edhe tymuese.
Menjëherë pas kësaj, shefi i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kërkuar shtyrjen e seancës për votimet e tjera të rendit të ditës.
Gramoz Ruçi ka ndërpre seancën, e cila pritet të rifillojë me kryeprokuroren e re që duhet të kryejë betimin
Ndërkohë, jashtë Kuvendit protestuesit e opozitës u përleshën me policinë. Dy persona janë lënduar si pasojë e përplasjeve.