Arta Nitaj i mbushë pak buzët
21 gusht 2022
| 10:06
Arta Nitaj është një nga personazhet më të komentuara në showbizin shqiptar dhe faqet rozë.
Ndonëse është përfolur edhe për pamjen e jashtme të saj, ajo së fundmi ka pranuar një ndërhyrje që ka bërë.
Në “InstaStory”, ish-aktorja e “O sa mirë” tregon se ka bërë ndërhyrje në buzë.
E njëjta ka publikuar një fotografi të buzëve dhe ka etiketuar qendrën estetike.
Megjithatë, zeshkania nuk është se ka bërë ndonjë ndërhyrje tjetër apo të paktën nuk e ka zbuluar përmes rrjeteve sociale.
Arta edhe këtë periudhë ka qenë në vëmendje për shkak të pushimeve në Spanjë dhe Itali.