
Arta Nitaj lajmërohet nga Dubai (Foto)
Aktorja dhe fotomodeluesja ka udhëtuar drejt Dubait bashkë me shoqe. Arta Nitaj ka shkuar në këto pushime për t’i filluar festimet e ditëlindjes të cilën e ka në plan ta festojë gjatë gjithë javës.
Ajo tashmë ka filluar të postojë në llogarinë e vet në “Instagram” nga vendi luksoz ku po qëndrojnë, e sigurisht se fotografitë në bikini nuk mungojnë.
Ajo ka treguar se ka përzgjedhur Dubain për t’i kaluar këto pushime përmes storieve të postuara në “Instagram”.
Madje Arta e ka postuar thuajse gjithë udhëtimin që nga fotoja me pasaporta në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Arta ka udhëtuar pasi ka përfunduar procesi i zgjedhjeve në Kosovë, në të cilat edhe ajo ishte e përfshirë në këto zgjedhje. Ajo është anëtarësuar në Partinë Demokratike të Kosovës.