Arta Nitaj pas largimit nga politika: Ishte më e vështirë se showbizi

19 mars 2021 | 00:24

Arta Nitaj së fundi ka qenë e ftuar e radhës në emisionin “Rudina” për të folur më shumë për jetën dhe karrierën.

Bukuroshja nga Kosova ka folur në detaje për jetën e saj personale dhe atë profesionale, ndërsa u ndal edhe te anëtarsimi i saj në kohë më parë në PDK.

“Unë u anëtarësova në rinin e Partisë Demokratike të Kosovës. Kështu unë ndërpreva transmetimin tim në emisionin e sportit sepse nuk ishte e logjikshme që të isha në sport dhe të isha në një parti politike – gjë që nuk e kam ditur. Ishte një rregull i mediave”, u shpreh modelja dhe aktorja.

Arta deklaroj se më nuk është e angazhuar në politik e as në PDK, por që ndjehet mirë që i dha mbështetjen shoqes së saj, deputetes Ariana Musliu – Shoshit.

“Jo, nuk u angazhova më. Unë nuk jam rritur në një frymë politike, mirëpo hyra në rininë e Partisë Demokratike të Kosovës, duke pasur vullnetin të mbështes një shoqe timen, e cila sot vazhdon të jetë deputete edhe e përgëzoj. U ndjeva shumë mirë që hyra me atë vullnet dhe shoqja ime e fitoi një vend të cilit i përket. Unë asnjëherë nuk synova ndonjë pozitë apo të anëtarësohem si kandidate për zgjedhje. Hyra me rininë pse jo të shoh pak edhe fushën e politikës, por ishte më e vështirë se showbizi”, u shpreh tutje Arta.

Kujtojmë që Arta përveç si aktore kohë më parë ka sfiduar vetën edhe në moderim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i PDK’së, Enver Hoxhaj, ka reaguar në…