Arta Nitaj publikon video duke bërë ushtrime në plazh gjatë pushimeve në Tajlandë

18 janar 2023 | 13:20

Bukuroshja e njohur nga Peja, Arta Nitaj, po shijon pushimet në një ishull të Tajlandës.

Ajo është e shoqëruar nga modelja tjetër, Arta Elezaj dhe disa mikesha të tyre të përbashkëta.

Derisa po kalojnë një kohë të mrekullueshme, bukuroshet nuk hezitojnë që të ndajnë imazhe e video edhe me ndjekësit në rrjete sociale.

Nitaj duket se ka nisur ditën duke bërë ushtrime në plazh, në bazë të një videoje që ka hedhur në Instagram.

Zeshkania shihet duke bërë disa nga stërvitjet që bën në palestër në një formë më ndryshe.

Ajo shquhet tashmë për linjat atraktive trupore meqenëse i kushton një kujdes të madh.

Veç kësaj, Arta ka kohë që nuk ka qenë e përfshirë në ndonjë format televiziv apo projekt tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) ka…