Arta Nitaj shfaqet mahnitëse me bikini nga pushimet

14 gusht 2022 | 12:43

Modelja e njohur nga Peja, Arta Nitaj, sigurohet të marrë vëmendje sa herë që publikon imazhe në rrjete sociale.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi, teksa si zakonisht po shijon pushimet në një vend luksoz.

Zeshkania ka mahnitur me pozat e reja me bikini, ku ka vënë në fokus linjat me ngjyrën portokalli.
Nuk janë të paktat rastet kur ish-aktorja e “O sa mirë” flitet për format dhe fizikun e bujshëm.

Për këto poza tërheqëse, bukuroshja mblodhi mijëra pëlqime e komente të ndryshme.

Arta këtë periudhë ka qenë diskutimi për shkak të pushimeve, pasi fillimisht ishte në Spanjë e më pas në Itali.

Sidoqoftë, Nitaj ka kohë që nuk ka qenë pjesë e ndonjë projekti televiziv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me datën 14 deri 16 gusht 2022, në Republikën e…