Arta Rama-Hajrizi edhe një mandat në krye të Gjykatës Kushtetuese
22 maj 2018
| 11:13
Në seancën administrative të mbajtur më 22 maj, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë votuar kryetaren aktuale Arta Rama-Hajrizi edhe për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese.
“Kryetarja Rama-Hajrizi do të fillojë mandatin e saj të ri në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, më 26 qershor, kur edhe përfundon mandati i saj i parë”, është thënë në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Mandati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës është tri vjet.
/Epoka e re/