Arta Toçi jep dorëheqje nga pozita e zëvendësministres
27 dhjetor 2017
| 15:21
Të gjithë zëvendësministrat e Aleancës për Shqiptarët (ASh) sot dhe nesër do të tërhiqen nga postet e tyre.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Arta Toçi ka deklaruar se sot nuk ka shkuar në punë dhe se nesër do të shkojë në ministri për t’u përshëndetur me kolegët.
Thuhet se e dhe zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Remzi Mehmedi, sot nuk ka shkuar në punë.
I pari nga funksionarët që është tërhequr është Ruzhdi Matoshi. Burime pranë ASh-së thonë se edhe Driton Nebiu Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për pylltari dhe gjueti në Republikën e Maqedonisë, ka deponuar dorëheqjen e tij.
Gjatë ditës pritet që të tërhiqen edhe funksionarët e tjerë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët./albeu/