Arta Vokshi – Nallbani, kandidatja për deputete që synon të sjellë ndryshim në Kuvendin e Kosovës

05 janar 2025 | 18:42

Arta Vokshi Nallbani, kandidatja me numrin 102 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka shpallur zyrtarisht garën e saj për zgjedhjet e përgjithshme të 9 Shkurtit.

Me një platformë të qartë dhe vizion të përkushtuar, ajo synon të jetë zëri i qytetarëve për një Kosovë më të drejtë, të barabartë dhe të zhvilluar.

“Ky hap nuk është vetëm një sfidë politike, por një mision për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve tanë dhe për t’i dhënë Kosovës drejtimin që meriton. Besoj fuqishëm se Kosova mund të bëhet më mirë”, deklaroi Vokshi Nallbani gjatë fjalimit të saj.

Platforma e saj përfshin prioritete kryesore:

• Reforma sociale dhe ekonomike për fuqizimin e të rinjve dhe grave.

• Rritja e punësimit dhe zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

• Arsim cilësor dhe investime në infrastrukturë moderne.

Vokshi Nalbani, e cila gëzon mbështetje të gjerë nga qytetarët dhe strukturat e PDK-së, ka bërë thirrje për unitet dhe angazhim qytetar për të garantuar ndryshimin në qeverisje dhe një të ardhme më të mirë për çdo familje kosovare.

“Ky rrugëtim nuk është i imi, por i të gjithëve ne. Me besimin tuaj, unë do të punoj pa u lodhur për një Kosovë që e vendos qytetarin në qendër të vendimmarrjes”, përfundoi ajo.

Zgjedhjet e 9 shkurtit pritet të jenë një pikë kthese për Kosovën, dhe Arta Vokshi – Nallbani synon të jetë pjesë e këtij ndryshimi.

#ArtaVokshiNalbani #PDK #KosovaMundetMaMire #Zgjedhjet2025

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qytetin e Gjakovës, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur serinë e…