Arta Vorpsi kërkon mandatin nga Kushtetuesja, por pas votimit rrëzohet
15 nëntor 2019
| 21:08
Arta Vorpsi e quajtur nga kryeministri Rama si fituese për gjyqtare kushtetuese, por pa dekret, ka bërë një kërkesë drejtuar katër anëtarëve të tjerë të gjykatës kushtetuese që ti njohin mandatin.
Njoftohet se në mbledhje nuk mori pjesë anëtarja e dekretuar nga Presidenti, Marsida Xhaferllari.
Anëtarët e gjykatës kushtetuese Vitore Tusha, Besnik Muça, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji e kanë marrë në shqyrtim kërkesën e Vorpsit dhe në fund rezultati ka dalë 2-2, pra nuk merret vendim. Ligjërisht kërkesa quhet e rrëzuar.
Pra sipas Kushtetutës Marsida Xhaferllari mbetet anëtare e kushtetueses me dekret të Presidentit.