Artan Abrashi, kryetar i degës së LV-së në Prizren
25 shtator 2022
| 23:24
Artan Abrashi është zgjedhur kryetar i ri i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.
Lajmin e ka bërë me dije zyrtari i kësaj partie në Prizren, Adem Shabanaj.
“Zyrtarisht nga procesi i votimit në zgjedhjet e brendshme në Levizjen VETËVENDOSJE! në Prizren u zgjodhen: Kryetar i Qendres, Artan A. Abrashi; Kryetare e Grave, Nora Fetoshi dhe Kryetar i Rinisë, Ardit Xhaferi”, ka shkruar në “Facebook” Shabanaj.