![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/12/IMG_7834.jpeg)
Artan Behrami, kandidat për deputet nga PDK-ja, mban numrin 75
11 dhjetor 2024
| 19:59
Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami do të jetë kandidat për deputet nga PDK-ja në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt 2025. Behrami do të garoj me numrin 75 në zgjedhjet parlamentare.
Behrami në katër vjetët e fundit ka qenë mbrojtësi më i madh publik i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit të cilët po përballen me drejtësinë në Gjykaten e Hagës.
Madje me urdhër të Gjykatës Speciale, Behramit iu është bastisur edhe banesa.
Behrami ka qenë një kohë të gjatë gazetar, diplomatë dhe këshilltar i Enver Hoxhajt dhe Thaçit.