Artan Behrami reagon sërish: Gjykata Speciale është programuar që të dënojnë me çdo mjet

07 dhjetor 2024 | 17:18

Artan Behrami, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar sërish pas akuzës së re të ngritur ndaj këtij të fundit nga Gjykata Speciale.

Behrami ka thënë se “Gjykata Speciale janë hileqarë”. Sipas tij, ata janë të programuar që të dënojnë me çdo mjet.

“Gjykata Speciale janë hileqarë. Nuk e pranojnë humbjen, sepse janë të programuar që të dënojnë me çdo mjet!

Një monstrum juridik me miliarda euro buxhet, pas çdo disfate ankohet, viktimizohet, acarohet-tërbohet!

Qysh ka thënë Bekë Berisha: “Kur po i nxajshe këta të Gjykatës Speciale t’u humb një rast, po u mbetke hatri”.” – ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mocioni për shkarkimin e Presidentit të Koresë së Jugut, Yoon…