Artan Behrami: Shtëpia e Bardhë po kërkon veprime ligjore për të parandaluar padrejtësitë në Hagë

21 shkurt 2025 | 21:50

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se ShBA-ja e ka ndryshuar radikalisht qëndrimin për Gjykatën Speciale.

Ai ka shkruar në Facebook se Shtëpia e Bardhë po kërkon veprime ligjore për të parandaluar padrejtësitë në Hagë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka ndryshuar radikalisht qëndrimin për Gjykatën Speciale. Shtëpia e Bardhë po kërkon veprime ligjore për të parandaluar padrejtësitë në Hagë. Tash ka mbetur të bindet vetëm edhe Presidentja Osmani dhe Kryeministri në largim, Albin Kurti! Çfarë marrëzie!”, ka shkruar Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjakovës, njëherësh kandidat për deputet i…