Artan Govori sulmohet fizikisht nga Agim Ademi, e konfirmon edhe Policia e Kosovës
16 mars 2022
| 14:45
Sipas informatave të fundit, thuhet se një përleshje ka ndodhur brenda ambienteve të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Sipas “Gazetës Blic”, kryetari i FFK-së, Agim Ademi e ka sulmuar fizikisht zyrtarin e FFK-së, Artan Govori.
Ndërkohë, edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin e ndodhur në FFK.
“Rreth orës 14:00 e kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhur në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës për “Kanal 10”.