Artan Grubi: Nëse dështojnë zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, Talat Xhaferi nuk bëhet president

03 maj 2019 | 21:31

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se nëse dështojnë zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut nga mosdalja e qytetarëve, kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk bëhet president.

Grubi ka thënë se zgjedhjet përsëriten, dhe sipas tij vendi do të humbas në shumë çështje.

Postimi i plotë i tij:

Edhe një sqarim shtesë që mos të bini pre e dezinformatave dhe propagandës:

Në rast se dështojnë zgjedhjet presidenciale nga mosdalja e qytetarëve:

1. Talat Xhaferri NUK BËHET President

2. Zgjedhjet përsëriten

3. Nuk e marrim datën për negociata me BE

4. Zvarritet procesi i anëtarësimit në NATO

5. Shqiptarët e humbin shansin e barazisë gjuhësore në presidencë

6. Nuk rrumbullakësohet procesi integrues

7. Nxitet krizë zgjedhore presidenciale dhe parlamentare

8. Nuk i kemi numrat për ndryshim të kushtetutës (proces për të cilin nevojiten sëpaku 6 muaj procedurë)

Demokracia ka kuptim vetëm nëse në të mirret pjesë, prandaj, dilni bashkë me të gjithë anëtarët e familjes më 5 maj.

Bëhuni pjesë e rrumbullakësimit të barazisë gjuhësore dhe integrimit euroaltantik, ju lutem mos kontribuoni në nxitje të krizës duke qëndruar në shtëpi dhe duke abstenuar.

#VOTO3

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas lajmit se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është ftuar…