Artan Grubi: Nuk merremi me partitë tjera politike, do ta prezantojmë ofertën tonë
Që nga viti 2002 Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), në asnjë moment nuk është kyçur në fushatë të zezë kundër kundërshtarëve të vet politik, por përkundrazi i ka ftuar ata që të bashkohen, të unifikohen dhe ta sfidojnë BDI-në.
Kështu ka deklaruar sekretari i BDI së, Artan Grubi. Ai ka thënë se BDI-ja ka ofertë të jashtëzakonshme për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
Më tutje, ai ka thënë se BDI-ja ka një program voluminoz, ambicioz dhe modern.
“Po kërkojmë bashkimin e votës shqiptare dhe të tjerëve rreth këtij programi dhe rreth kryeministrit të parë shqiptar . Nuk do merremi me partitë tjera politike, por do ta prezantojmë ofertën tonë”.
“Ndryshe nga partitë tjera që synimin e kanë të fitojnë përballë BDI-së, synimi jonë i vetëm është që ta fitojmë besimin e qytetarëve” ka theksuar Grubi.
https://www.facebook.com/ArtanGrubi/videos/906999416450527/