Artan Grubi për vrasjen e 14-vjeçares: Dhënia e dimensionit etnik paraqet krim të dyfishtë
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i ka shprehur ngushëllime familjes së 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska, e cila u gjet e vrarë një javë pasi ishte raportuar si e zhdukur.
Ai ka thënë që tendenca e disa individëve në rrjetet sociale që po duan t’i japin dimension etnik, përbën krim të dyfishtë.
”I tmerruar nga rrëmbimi dhe vrasja e 14 vjeçares, Vanja Gjorçevska. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimës. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria kanë punuar intenzivisht për ta zbardhur rastin që tronditi gjithë shoqërinë duke sjellë para drejtësisë autorët e dyshuar të këtij krimi makabër”, ka shkruar ai në Facebook.
“Individë të caktuar në rrjete sociale po përpiqen ti japin dimension etnik këtij krimi dhe kjo tendencë paraqet krim të dyfishtë. Familja dhe e gjithë shoqëria janë në dhimbje dhe mosbesim, ndaj dhimbjen me të gjithë, ndërsa bashkërisht duhet ti shporrim nga mesi jonë vrasësit, komplotistët dhe nxitësit”, ka thënë ai.