Artan Nimani: Gjakova ka qenë dhe mbetet gjithmonë përkrah AAK’së

26 janar 2025 | 22:06

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit për Kosovën Fituese, Artan Nimani, ka thënë se Gjakova ka qenë dhe mbetet çdoherë përkrah AAK’së.

Gjakova, qyteti i vjetër i traditës, kulturës dhe qëndresës, ka qenë dhe mbetet gjithmonë përkrah Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe tashmë edhe koalicionit tonë fitues me numrin 137.

Ky mbështetës i palëkundur i vlerave kombëtare dhe progresit po dëshmon sërish se është pjesë e forcës që i garanton Kosovës një të ardhme më të ndritur.

Koalicioni Kosova Fituese, një bashkim i gjerë që mbledh përvojën dhe energjinë e forcave më të rëndësishme politike, është garanci për suksese të reja dhe për zhvillim ekonomik për të gjithë vendin. Ky projekt i bazuar në bashkëpunim dhe vizion të qartë është shansi më i mirë për ta çuar Kosovën përpara, drejt një epoke të re të mirëqenies dhe stabilitetit.

Unë, me numrin 25, jam krenar për mbështetjen e madhe që kam marrë nga qytetarët e Gjakovës dhe gjithë Kosovës. Ky besim më jep edhe më shumë përgjegjësi dhe përkushtim për të punuar për interesat e qytetarëve dhe për të realizuar premtimet tona.

Së bashku me numrin 137, do të sjellim fitoren që Kosova meriton dhe do të ndërtojmë një të ardhme të sigurt për të gjithë!”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, Zafir Berisha,…