Artan Nimani: Koalicioni ynë po përgatitet për të sjell ndryshimin më 9 shkurt
Kryetari i Forumit Intelektual, Artan Nimani, ishte pjesë e takimit të mbledhjes së Kryesisë së AAK-së, ku fol për programin zgjedhor të këtij koalicioni dhe listën kandiduese për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Sot pata nderin, si Kryetar i Forumit Intelektual, të jem së bashku me partnerët e koalicionit në mbledhjen e Kryesisë së AAK-së, ku diskutuam për Programin Zgjedhor dhe listën kandiduese për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Me frymën e suksesit dhe besimin në një të ardhme më të mirë për vendin, ne po përgatitemi për të sjellë ndryshimin që qytetarët e meritojnë”, ka shkruar Nimani në Facebook.
Ai ka theksuar se zhvillimi ekonomik, kthimi i besimit të qytetarëve në vlerat demokratike dhe integrimi euro-atlantik i Kosovës do të jenë shtyllat tona kryesore.
“Ky është momenti për të treguar forcën tonë dhe për të ndërtuar një Kosovë të drejtë dhe të zhvilluar”, ka theksuar Nimani.