Artan Nimani nga Dukagjini: Me energjinë dhe vendosmërinë tuaj, po forcojmë vizionin tonë për një të ardhme më të mirë

08 shkurt 2025 | 20:01

Artan Nimani, kandidat për deputet nga radhët e koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 ka shkruar për tubimin mobilizues në rajonin e Dukagjinit.

Nimani ka shprehur falendërime për mbështetësit e Koalicionit “Për Kosovë Fituese 137”.

“Takim mobilizues në rajonin e Dukagjinit me vullnetarët e shtabit tim zgjedhor nr 25 dhe miq të veçantë-një moment bashkimi dhe përkushtimi për fitoren e Koalicionit “Për Kosovën Fituese 137”!”

“Me energjinë dhe vendosmërinë tuaj, po forcojmë vizionin tonë për një të ardhme më të mirë. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj! Bashkë, me zemër dhe guxim, drejt fitores! Voto 137, Voto 25!”, ka shkruar Nimani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Kosovës që aktualisht po mbahen në Dhomat e…