Artan Nimani nga Dushkaja: Është krenari të marr mbështetjen e juaj
Kandidati për deputet nga AAK-ja, Artan Nimani i cili garon me numrin 25 në listën e Koalicionit për Kosovën Fitues 137, është mirëpritur nga banorët e Dushkajës.
Ai tha se është krenari të marrësh mbështetje për të përfaqësuar këta njerëz të mirë në Kuvend.
”Takim më shumë se vëllazëror në mesin e banorëve të Dushkajes!
Dushkaja vazhdon të jetë qendër e vlerave kombëtare dhe një shembull i qëndrueshmërisë e sesnikëris ndaj AAK-së. Jabllanica, Gërgoci, Zhabeli, Bardhaniqi dhe Kralani, ashtu siç i qëndruan besnikë Ramush Haradinajt gjatë luftës, edhe në paqe po tregojnë përkushtim dhe mbështetje.Në vendin e lavdisë, në Shqiponjën legjendare, është krenari të marrësh mbështetje për të përfaqësuar këta njerëz të mirë në Parlament. Me këtë përkrahje, kisha nderin ti njoftoj me programin zgjedhor dhe të marr mbeshtetje edhe une me nr. 25 në listën e Koalicionit për Kosovën Fitues, ku pushka dhe penda bashkohen për të mirën e vendit tonë”, ka shkruar Nimani.