Artan Nimani për zhvillimin ekonomik të premtuar nga qeveria aktuale: Zhvillimi imagjinar – Varfëria reale!
Artan Nimani, kandidati për deputet i koalicionit AAK-së – Nisma- Forumit Intelektual “Europa 2030”, që garon me numrin 25 në listat zgjedhore, ka thënë se se sipas të dhënave të FMN-së për vitin 2024, Kosova mbetet ndër vendet më të varfëra.
Sipas tij, ky fakt demanton propagandën e qeverisë Kurti për zhvillim dhe stabilitet ekonomik.
Zhvillimi imagjinar – Varfëria reale!
Të dhënat e FMN-së për vitin 2024 zbulojnë një realitet tronditës: Kosova mbetet ndër vendet më të varfra të Evropës, e tejkaluar vetëm nga Ukraina, një shtet që po përballet me një luftë shkatërruese. Ky fakt demanton propagandën e qeverisë Kurti për zhvillim dhe stabilitet ekonomik. Mungesa e reformave efektive dhe zbatimi i politikave joadekuate kanë lënë Kosovën në një pozicion të turpshëm në hartën ekonomike të Evropës”, shkroi ai në Facebook.
Sipas Nimanit,” zhvillimi ekonomik i premtuar nga qeveria aktuale ka rezultuar në stagnim dhe zhgënjim”.