Artan Nimani përfundon mandatin e rektorit të Universitetit “Fehmi Agani”
Artan Nimani ka njoftuar se ka përfunduar sot mandatin e rektorit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Ai ka falënderuar në “Facebook” kolektivin universitar, duke vlerësuar për bashkëpunim stafin profesional dhe studentët në këtë universitet.
“U jam mirënjohës për mbështetjen e gjerë që gëzon tani universiteti ynë. U jam mirënjohës të gjithë juve, studentë, profesorë, administratë dhe ekipit tim, pa të cilët nuk do të mund të ishim në rrugën tonë për të qenë një universitet publik i suksesshëm. Jam krenar ku jemi sot si universitet dhe çfarë kemi arritur së bashku në tre vitet e fundit që kur jam emëruar rektor. Unë synoj t’i rikthehem detyrës time të parë profesionale si profesor. Ka qenë me të vërtetë nder i jetës që të përfaqësoja komunitetin tonë dhe që të ndihmoja në ndërtimin e Universitetit ‘Fehmi Agani’ Gjakovë”, ka shkruar Nimani.