Arteta: Besoj se mund ta fitojmë titullin

16 shkurt 2023 | 13:40

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta edhe përkundër humbjes nga Manchester City (1-3) ende beson në titullin e kampionit në Premier Ligë.

“Ne i shkaktuam probleme të ndryshme Cityt. Fakti që kemi humbur nuk e di nëse varet nga mungesa e eksperiencës apo e fatit. A mendoj ende se mund ta fitojmë kampionatin? Po, kam shumë besim tek djelmoshat e mi, edhe pas kësaj ndeshjeje”, ka deklaruar Arteta.

City e mori primatin në tabelë dhe ka pikë të njëjta me Arsenalin, i cili megjithatë e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),…