Arteta: Çështja për titull nuk ka mbaruar

01 maj 2023 | 15:34

Mikel Arteta ka insistuar se beteja për titull nuk ka përfunduar për Arsenalin, por ka bërë të qartë se “Topçinjtë” duhet të përmirësohen nëse duan të mbajnë gjallë shpresat e tyre, duke filluar me ndeshjen ndaj Chelsea të martën.

I pyetur për shpresat e skuadrës së tij për tillin, Arteta u tha gazetarëve: “Duhet të pranoni se ka ende punë për të bërë. Ne duhet të jemi të përulur, të kuptojmë se cilan janë dobësitë tona dhe të punojmë për t’u bërë më të mirë. Ne kemi edhe shumë pika të forta dhe ka shumë gjëra që kemi bërë mirë në 10 muajt e fundit. Tani nuk është më në duart tona.

Ajo që kemi në duart tona është të përpiqemi ë fitojmë ndeshjet e mbeturadhe pjesa tjetër varet nga City. Ajo që duhet të bëjmë është harrojmë atë që ndodhi javën e kaluar, të mësojmë prej saj dhe të kalojmë në ndeshjen tjetër. E di se çfarë po përpiqeshim të bënim, cili ishte qelliimi, por kur e shikoj ende, nuk ka mbaruar” u shpreh Arteta.

Arsenal mund të rikthehet në krye të Premier League me një fitore në shtëpi ndaj Chelsea, i cili është i 12-ti në tabelë dhe gjashtë ndeshje në liga pa fitore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të RTK-së ka lëshuar një…