Arteta do të jetë trajneri i Arsenalit

20 dhjetor 2019 | 13:22

Ish-mesfushori spanjoll Mikel Arteta do ta nisë zejen e trajnerit tek Arsenali, fanellën e së cilës skuadër e ka veshur për pesë sezone në të kaluarën.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka konfirmuar se emërimi i Mikel Artetas si trajner i Arsenalit është punë e kryer. Sipas tij, tani është duke u mbyllur marrëveshja.

“Mikel Arteta tek Arsenal, koha për t’i rregulluar letrat. Plotësisht e konfirmuar. Këtu shkojmë”, ka shkruar Romano.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është takuar…