Arteta: Duhet të fitojmë dhe të presim të ndodhë magjia  

17 maj 2024 | 13:48

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, nuk pret ndonjë surprizë nga ndeshjet e javës së fundit të Premier Ligë, me Manchester City që pritet të konfirmohet kampion për të katërtin vit radhazi. Ndërsa “Topçinjtë” do të kënaqen me vendin e dytë.

Edhe në rast se Arsenal i tij fiton ndaj Evertonit kjo mund të mos mjaftojë, pasi “citizens” do të përballen me West Ham. “Do të presim magjinë që të ndodhë. Ne duhet të bëjmë pjesën tonë dhe tashmë e dimë se çfarë të bëjmë”, ka thënë Arteta.

“Do të jetë një ditë e mirë për ta përjetuar kampionatin në këtë mënyrë, deri në fund. Do të jetë hera e parë që Premier Liga do të jetë e hapur, në pritje se çfarë do të ndodhë në stadiumet e ndryshme. Ka vetëm një mënyrë që ne të festojmë të fund në ‘Emirates’ bashkë me tifozët tanë. Ne duhet të fitojmë dhe ata jo. S’ka asnjë shans tjetër. Gjithsesi, jam i sigurt që tifozët do të na mbështesin deri në fund”, u shpreh Arteta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ka vlerësuar se…