Arteta: Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me humbjen

07 shkurt 2021 | 12:22

Arsenali pësoi një tjetër humbje, e dhjeta në 23 javë kampionat. Ekipi i Mikel Artetës humbi 1-0 në fushën e Aston Villa. Vendasit shënuan golin e fitores që në minutën e dytë.

“Topçinjtë” patën shumë kohë në dispozicion për të evituar disfatën, por nuk ia dolën dot të thyenin mbrojtjen e ekipit nga Birmingemi.

Trajneri spanjoll i Arsenalit, Mikel Arteta u shfaq shumë i mërzitur pas ndeshjes. Ekipin e vlerëson për lojën e zhvilluar, por asgjë nuk vlen kur nuk dërgohet topi në rrjetë.

“Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer, si me humbjen dhe me mënyrën se si erdhi. Ishim skuadra më e mirë në fushë, kontrolluam çdo repart, por i lejuam të krijonin tre raste të rrezikshme për gol. Mungesa e golit? Iu afruam shumë herë barazimit, por gabonim në pasimin e fundit, gjithashtu edhe në gjuajtjet në portë. Ata shënuan dhe kaq mjafton për të fituar”, ka deklaruar Arteta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhavit Haliti, një nga njerëzit kryesor të PDK-së, është duke…