Arteta: Jam shumë i zhgënjyer si e dhamë ndeshjen në fund

22 shkurt 2024 | 14:20

Arsenali është mposhtur nga Porto në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në këtë fazë të eliminimeve.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 94-të të ndeshjes, ndërsa trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin.

“Jam shumë i zhgënjyer si e dhamë ndeshjen në fund, nuk e menaxhuam mjaft mirë atë situatë. Ju dënoheni në Ligën e Kampionëve. Nëse nuk mund ta fitoni atë, atëherë s’mund ta humbni”, ka thënë Arteta, i cili më tej ka shtuar se ekipi i tij e dominoi lojën, por u mungonte qëllimi për t’i konkretizuar rastet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Taibe Shabani shpall të pavlefshëm diplomen e SH.M. “Kuvendi i…