Arteta: Ky ekip nuk dorëzohet kurrë, pas 38 javësh do jemi ku e meritojmë
Trajneri Mikel Arteta është shprehur i kënaqur me karakterin e skuadrës së tij gjatë ndeshjes ndaj Manchester United (3-1). Strategu spanjoll ka deklaruar se pas javës së 38 javësh, Arsenali do të jetë aty ku e meriton.
“Sigurisht që jam shumë i lumtur. Unitedi është një skuadër e shkëlqyer, e menaxhuar shumë mirë dhe ata ta bëjnë jetën të vështirë. Kur dhuruam atë golin e parë, ai të kthehet gjithnjë në një bumerang dhe në Premier Ligë është shumë i rrezikshëm. Por ia dolëm në fund falë karakterit dhe dëshirës së kësaj skuadre për të mos u dorëzuar”, ka thënë Arteta.
“Ishte diçka e bukur mënyra sesi ne e kthyem ndeshjen dhe e fituam atë. Kur unë shoh një skuadër me këtë dëshirë për të fituar dhe etjen për të provuar përsëri, është diçka shumë e bukur. Jam shumë krenar për këta lojtarë. Kjo është e bukura e futbollit. Janë luajtur vetëm 34 javë. Pas 38 javësh ne do të jemi atje ku e meritojmë”, ka deklaruar Arteta.