Arteta: Lëndimet e shumta po na penalizojnë
Mungesa e Bukayo Saka te skuadra e Arsenalit po ndihet shumë, pasi ekipi nuk po arrin të shkëlqejë pa sulmuesin e ri anglez. Duke folur për këtë çështje, trajneri Mikel Arteta ka thënë: “Nuk mund të mbështetesh vetëm te një lojtar”.
“Na mungonin disa elementë dhe kjo është normale sepse rrjedhshmëria që kemi në disa zona me lojtarët që kemi nuk është definitivisht e njëjta gjë. Është diçka që mund ta bëjmë shumë më mirë dhe kjo varet nga ne”, ka shtuar trajneri spanjoll.
Duke folur për dëmtimet në ekip, Arteta ka shtuar: “Kai Havertz u përpoq të luante, por nuk ishte në gjendje. Edhe Martin Odegaard nuk u stërvit dhe bëri çmos për të qenë në këtë ndeshje. Dëmtimet ndikojnë”. Më tej, duke folur për përforcimet e mundshme në merkato. “Natyrisht që nuk mund të marrim një vendim bazuar në një paraqitje të vetme, në një ditë të vetme, ku ka shumë rrethana. Jo vetëm me lojtarët që mungonin. Shpresojmë të jemi në një pozicion më të mirë të martën, të shohim”, ka deklaruar Arteta.