
Arteta: Meritonim një barazim, shkojmë në Paris për fitore
30 prill 2025
| 11:30
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë e kanë merituar të paktën një barazim në ndeshjen ndaj PSF-së (0-1). Ai ka thënë se në ndeshjen kthyese në Paris shkojnë për fitore.
“Jam i zhgënjyer nga rezultati. Dhamë shumë në këtë ndeshje. Në 10-15 minutat e para e kishim të vështirë të gjenim ritmin. Është zhgënjyes fakti që nuk morëm të paktën një barazim. Goli i pësuar? Ky është rreziku, por në këtë rast është edhe për meritë të tyre, gjithsesi, kjo ishte vetëm pjesa e parë. Të njëjtën gjë kam thënë edhe pas sfidës së parë kundër Real Madrid. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të shkojmë në Paris dhe të fitojmë. Mendoj se shanset për kualifikim janë ende 50/50”, u shpreh Arteta.