Arteta nuk llogaritë në Mustafin, e ardhmja në Itali

25 dhjetor 2019 | 15:00

Qendërmbrojtësi i Arsenalit dhe Gjermanisë, Shkodran Mustafi, mund të kthehet në Itali.

Mediat raportojnë se 27-vjeçari është vënë nën shënjestrën e Bolognas, e cila synon që në 2020 t’i përmirësojë rezultatet në kampionatin italian.

Mustafi thuajse nuk bën pjesë në radhët e “topçinjve”. Edhe pas emërimit të Mikel Artetës në stolin e skuadrës londineze duken të pakta shanset që Mustafi ta rifitojë sërish besimin e drejtuesve të stafit teknik.

Sipas “Tuttomercatoweb”, ish-kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014 mund të kalojë te Bolonja në formë huazimi, plus opsionin e blerjes në fund të sezonit. Ky është sezoni i katërt i Mustafit në Londër, ndërsa është kritikuar prej që së bashku janë me Granit Xhakën dhe Mesut Ozilin nga tifozët e Arsenalit. Ai ka luajtur më parë në Itali me Sampdorian në sezonet 2012-2014.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mick Schumacher nuk do të zhvillojë asnjë test gjatë vitit…