Arteta: Nuk mund të shkonte më mirë se kaq

23 janar 2023 | 12:05

Skuadra e Arsenalit është duke shkëlqyer këtë edicion në Premierligë.

Arsenali është pesë pikë Manchester Cityt në krye të renditjes tabelore, derisa ndeshjen e fundit e fitoi kundër Manchester United (3-2). Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është shumë i kënaqur me rezultat që po arrin skuadra që ai e drejton

“Emocional, shumë pasion, shumë cilësi. Nuk bëhet shumë më mirë se kaq. Pas derbit kundër Tottenham, të vij kundër Manchester United dhe të luajmë në këtë mënyrë që luajtëm. Në pjesën e dytë përformanca ishte e pabesueshme. Ne ishim të kompozuar dhe të vendosur në të njëjtën kohë. I menaxhuam momentet në lojë. Nuk na kapi asnjëherë paniku. Gjithmonë kemi besuar se mund ta fitonim. Treguam qetësinë e duhur në zonë shumë herë, por topi nuk hyri brenda”, ka thënë Arteta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot Bashkësisë Islame të Kosovës…