Arteta paralajmëron rivalët: Duam të fitojmë trofe

29 maj 2024 | 13:05

I shpërblyer në “Globesoccer Awards” si trajneri më i mirë në Premier Ligë, trajneri i Arsenal, Mikel Arteta foli nga skena për këtë çmim: “Jam jashtëzakonisht krenar, sepse kur vendosa të ndaloj karrierën time si lojtar mendoja se gëzimet e futbollit do të zhdukeshin”.

“Sapo fillova karrierën time si trajner, përjetova emocione të tjera, më të mira. Ndjej një pasion të madh për atë që bëj dhe duhet të falënderoj të gjithë lojtarët dhe stafin që më mbështesin në këtë rrugëtim që shpresoj të na çojë në majë dhe të fitojmë një trofe”, ka shtuar Arteta.

Prej dy sezonesh, “topçinjtë” renditen në vendin e dytë në Premier Ligë, ndaj të gjithë presin që më në fund Arsenal të fitojë diçka. “Fitore, fitore dhe fitore në të ardhmen. Ne kemi një ekip plot entuziazëm dhe duam të fitojmë trofe. E dimë që duam ta bëjmë, se konkurrenca është e fortë, por do të bëjmë më të mirën”, ka pohuar Arteta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atalanta zhvilloi një sezon fantastik duke fituar Evropa Ligën, ndërkohë…