
Arteta pas fitores 7-1: Ishte një natë e veçantë
05 mars 2025
| 12:36
Arsenali ka shënuar fitore me rezultat bindës ndaj PSV Eindhoven (1-7). Trajneri Mikel Arteta ka thënë se ishte një natë e veçantë për skuadrën e tij.
“Më pëlqeu shumë ndeshja, faleminderit lojtarëve për paraqitjen e bërë, ishte një natë e madhe kundër një skuadre vërtetë të mirë. Mënyra se si ata kaluan në këtë raund, pasi eliminuan Juventusin, e bën edhe më të bukur këtë mbrëmje, ishte një natë e veçantë”, ka thënë Arteta.