Arteta pas fitores ndaj Cityt: Mposhtëm skuadrën më të fortë në botë

09 tetor 2023 | 12:17

Skuadra e Arsenalit e ka mposhtur në derbi Manchester Cityn (1-0). Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është shprehur i lumtur me këtë fitore ndaj rivalit kryesor për titullin e kampionit, duke thënë se kanë mposhtur skuadrën më të fortë në botë.

“Atmosfera është e jashtëzakonshme, duket që kishim vite pa fituar ndaj Cityt. Mendoj se mposhtëm skuadrën më të fortë në botë, e bëmë këtë në mënyrën më të shkëlqyer. Kishte momente gjatë ndeshjes në të cilat vuajtëm shumë, por kishte edhe momente që treguam dëshirën për të marrë pikët e plota”, ka thënë Arteta.

“Jam shumë i lumtur dhe kjo fitore shërben edhe si një mesazh për lojtarët që të besojnë në atë çfarë po bëjnë sepse janë një grup fantastik. Ekipi tregoi shumë maturi, kemi fituar eksperiencë dhe jemi përmirësuar”, u shpreh Arteta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës, Edon Zhegrova, edhe në xhiron…