Arteta pret ndihmën e Tottenhamit dhe Aston Villas: Ende besoj te titulli
Arsenali iu fal golit të Trossard për të thyer Manchester United në “Old Trafford”. Goli i belgut solli tri pikët për Gunners, që do tashmë presin ndonjë dhuratë nga Tottenham ose West Ham, dy kundërshtarët e Manchester City, për të mbërritur te titulli kampion.
Trajneri Mikel Arteta beson te fitimi i Premier League, ndërkohë që analizoi triumfin ndaj skuadrës së Erik ten Hag. Ku ndër të tjera tha:
“Fitorja ishte detyrim. Ia dolëm të merrnim maksimumin në një fushë të vështirë. Jemi shumë të lumtur që fituam. E filluam shumë mirë ndeshjen, e dominuam Manchesterin. Por nuk më pëlqeu shumë ajo çfarë ndodhi pasi shënuam golin. Nisëm të kthenim topin pas, ndërkohë që po e humbnim topin në zonë të rrezikshme. Gjithsesi, ne u mbrojtëm shumë mirë dhe nuk u lejuam shumë hapësira kundërshtarëve. Truri im është i përqendruar plotësisht te kapja e Cityt dhe fitimi i titullit. Unë besoj”, theksoi tekniku spanjoll.
Arsenali e mbyll sezonin në Londër kundër Evertonit të Sean Dyche. Përballje e programuar për datën 19 maj.
Nëse “Topçinjtë” dhe City e mbyllin sezonin me pikë të barabarta, kampione do të shpallet skuadra që ka golavarazhin më të mirë. Për momentin, Arsenali është +3 gola krahasuar me kampionët në fuqi.