Arteta: Rice po e justifikon çmimin prej 100 milionë paundësh

29 prill 2025 | 13:33

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është shprehur i bindur se mesfushori Declan Rice po e justifikon plotësisht çmimin e tij të lartë, për të cilin klubi londinez pagoi 100 milionë paund ndaj West Ham dy vite më parë.

Në prag të gjysmëfinale së parë në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germain, Arteta u pyet nëse Rice po e përmbush pritshmërinë e transferimit të tij rekord.

“Shpresojmë që, kur të fitojmë shumë trofe së bashku, kjo pronësi të justifikohet dhe të gjithë të jenë të lumtur. Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur që e kemi”, tha Arteta.

“Ai ka bërë disa hapa përpara për të luajtur nën presion dhe me vendosmëri, duke ndikuar në lojë ashtu siç bëri në të dy ndeshjet e fundit. Vërtet mbresëlënëse – dhe ne e dinim që kishte këtë cilësi”, theksoi ai.

Trajneri i “Topçinjve” theksoi gjithashtu rëndësinë e individualitetit në momentet vendimtare.

“Në këto momente janë lojtarët që duhet të dalin në pah. Janë ndeshje për lojtarë të mëdhenj që të shfaqen dhe të bëjnë diferencën”, pohoi tekniku spanjoll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se…