Arteta rrezikon shkarkimin, Arsenali mendon për Contën

24 gusht 2021 | 16:32

Dy humbje në dy ndeshjet e para të Premier Ligës në Angli e bëjnë Mikel Artetën në rrezik shkarkimi nga bankina e Arsenalit.

Sipas asaj që raporton “Mirror”, në rast shkarkimi të Artetës “topçinjtë” e Londrës ëndërrojnë Antonio Conten në bankinë, i cili u largua nga Interi edhe pse e shpalli kampion pas 11 vitesh mungesë.

Vështirë se ish-trajneri i Interit, Juventusit, Chelseat dhe i Italisë të pranojë Arsenalin pas refuzimit të milionave të Tottenhamit.

Mikel Arteta ka hyrë në sezonin e tij të tretë nën drejtimin e Arsenalit dhe se e ardhmja e tij sipas mediave britanike është fort në dyshim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Nura pritet…