Arteta shërohet nga koronavirusi: Faleminderit për lutjet tuaja

19 mars 2020 | 18:57

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka njoftuar në faqen e tij në Facebook se tashmë është i pastër, pra është shëruar nga COVID-19.

Lajmi për infektimin e 37 vjeçarit spanjoll erdhi pak ditë pasi Arsenali u përball në Europa Ligë me Olimpiakosin, presidenti i të cilit ishte i infektuar me koronavirus. Menjëherë pas lajmit se është infektuar Arteta, e gjithë skuadra e Arsenalit u futën në karantinë.

Fatmirësisht, tekniku spanjoll tani është shëruar dhe lajmin e mirë e dha vetë ai: “Tashmë jam i pastër, sepse testi i COVID-19 rezultoi negativ. Faleminderit zot! Faleminderit për lutjet tuaja!”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri në Itali i…