Arteta shpallet trajneri i vitit në Premierligë
29 maj 2024
| 11:34
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka arritur ta fitojë çmimin e trajnerit më të mirë në Premierligë. Këtë çmim, trajneri spanjoll e fitoi gjatë një ceremonie të mbajtur në Itali nga ‘GlobeSoccer’.
Arteta mori çmimin e tij nga ish-kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, këtë mbrëmje.
Spanjolli udhëhoqi këtë edicion Arsenalin në garë për titullin kampion deri në xhiron e fundit, por që në fund Manchester City arriti ta rrëmbej titullin e katërt rresht.