Arteta shpallet trajneri më i mirë i muajit nëntor dhe dhjetor në Premier Ligë
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është zgjedhur trajneri më i mirë për muajt nëntor dhe dhjetor në Premier Ligë. Kjo është hera e dytë që ai fiton çmimin në fjalë këtë sezon.
Arteta e ka udhëhequr Arsenalin drejt katër fitoreve në katër ndeshje të Premier Ligës, duke fituar ndaj Chelseat, Wolverhamptonit, Brightonit dhe West Ham United.
Këto fitore kanë nënkuptuar që lideri i ligës të mbajë një epërsi prej shtatë pikësh në krye të tabelës në vitin 2023.
Është çmimi i katërt i trajnerit të muajit i fituar nga Arteta, i cili është në Arsenal që nga dhjetori i vitit 2019. Ai gjithashtu e ka marrë këtë çmim në shtator të vitit 2021, mars të vitit 2022 dhe gusht të vitit 2022.
Arteta ka mposhtur në këtë garë kolegët e nominuar, Thomas Frank, Eddie Howe dhe Jurgen Klopp pasi votat nga publiku janë kombinuar me ato të një paneli ekspertësh.